Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
KONFISKIMI I FALSIFIKIMEVE, MAKINAVE LARËSE, PRODHIMEVE KOZMETIKE DHE KANDELAVE KISHTARE
 
 
 
Gjatë javës së kaluar, në zbatimin e kontrolleve të rregullta në vendkalimet kufitare dhe njësite e brendshme doganore, nëpunësit doganor kanë ndalur shumë tentime për futjen e mallrave të padeklaruar dhe falsifikuar.
 
Për shkak dyshimit të arsyeshëm se bëhet fjalë për falsifikat të markave të mbrojtura tregtare, përkohësisht janë konfiskuar 3.559 copë tekstili dhe këpucë, nga të cilat:
-          2.180 prodhime tekstili ( komplet fanella me brekë të shkurta, tuta të poshtme, maica dhe veshje të brendshme për meshkuj) me logo të markave tregtare Adidas, D&G dhe Calvin Klein, dhe 610 palë atlete me logo Puma dhe Kappa, të cilët janë zbuluar nga ekipet mobile, në tre raste të ndryshme, gjatë kryerjes së kontrollit detal të tre kamionave me targa regjistrimi të Turqisë, të drejtuar nga shtetas të Turqisë, të paraqitur për hyrje në vend, njëri në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ndërsa dy të tjerët në vendkalimin kufitar Deve Bair. Kamionet kanë qenë të ngarkuar me mallra me prejardhje nga Republika e Turqisë dhe Dubai, të dedikuar për importues nga Kosova.
-          640 palë këpucë sportive për fëmijë, me logo të markës tregtare Puma, të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mall me prejardhje nga Kina të dedikuar për importues nga Kosova.
-          93 prodhime tekstili (pantallona, maica, palto, pantallona të shkurta) me logo të markave të mbrojtura tregtare Empirio Armani, Chanel, Louis Vuiton, Versace, Gucci, Tomy Hilfinger, Armani, Replay, D&G dhe Cavali, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të mallit me prejardhje nga Republika e Turqisë, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1, nga dy firma importuese, njëra nga Strumica ndërsa tjetra nga Tetova.
-          36 palë atlete, Adidas, të zbuluar gjatë kontrollit detal të mallit me prejardhje nga Kina, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Dellçevë, nga firma importuese Manastir.
 
Në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale, Drejtoria doganore e RM do të fillon procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
 
Doganierët përveç kësaj përkohësisht kanë konfiskuar edhe mallin e padeklaruar në vijim:
 
Në njësinë doganore Shkup 2 : pas kontrollit doganor të mallit të deklaruar për rieksport nga ana e firmës importues nga Shkupi është konstatuar se në automjet mungojnë, gjegjësisht nuk janë ngarkuar, në magazinën e eksportuesit janë zbuluar 90 makina për larje Samsung.
 
Në njësinë doganore Shkup 1
-          951,90 kg prodhime kozmetike, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të kamionit me targa regjistrimi të Maqedonisë të deklaruar për procedurë doganore të magazinuar.
 
Në vendkalimin kufitar Tabanovc- Autostradë
-          24 kompresor për auto-klimë, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të 9 automobilave të pasagjerëve të përdorur të ngarkuar në automjet transportues ma targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Bullgarisë. Malli i padeklaruar është fshehur prapa karigeve të përparme të automjeteve të pasagjerëve.
-          150 kandela kishtare, të zbuluar gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa të Serbisë, i drejtuar nga shtetas i Serbisë, i paraqitur për hyrje në vend. Malli i padeklaruar ka qenë i fshehur nën dhe prapa karigeve të përparme të automjetit.
-          80 kufje dhe 40 mi të përdorur për kompjuter, të zbuluar në hapësirat e bagazhit të automjetit të pasagjerëve me targa të Gjermanisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i paraqitur për hyrje në RM.
-          1 automjet transportues, me targa të Serbisë i paraqitur për dalje nga vendi, për të cilin gjatë kontrollit të dokumenteve të parashtruara nga shoferi, person me dy nënshtetësi ( Maqedonase dhe Sërbe) është konstatuar se në teritorin e RM ka qendruar më gjatë se afati i lejuar ligjor. Shoferi me automjetin ka vepruar si të ishte lëshuar në qarkullim të lirë, pa u zbatuar formalitetet e përcaktuara doganore.
 
Në vendkalimin kufitar Bllacë
-          234 prodhime tekstili të ndryshëm dhe shtesa mode (pantallona, bluza, fustane, recipeta, komplete për fëmijë, funde, këmisha, dhe çanta), të zbuluar në brendësinë dhe në hapësirat e bagazhit të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i paraqitur për hyrje në vend.
-          188 prodhime tekstili ( kostume, palto, këmisha, fustane, komplete për femra, tuta, xhempera, bluza, pantalona, çorap, veshje të brendshme për femra ) dhe 35 palë këpucë, të zbuluar në hapësirat e bagazhit të automjetit të pasagjerëve me targa të Italisë i drejtuar nga shtetas Rumun i cili është paraqitur për hyrje në vend.
-          50 tunik për femra, nga brendi Egzotik-Asortik, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit të zbrazët me targa të Turqisë i drejtuar nga shtetas i Turqisë. Malli i padeklaruar është zbuluar në sandëkun për allat të automjetit.
 
Nëpunësit doganor nga Reparti për punë operative përkohësisht ka konfiskuar 4 litra uiski ( Balantines dhe Jack Daniels) dhe 10 parfume (Max Mara, Versace, Armani, Joop, Hugo dhe Bulgari), të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli i padeklaruar ka qenë i fshehur në kuti të bërë fabrikisht dhe në mes të karrigeve të automjetit.  
        
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-05-19
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34032

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia