Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NDRYSHIMI I KOHËS SË PUNËS NË NJËSINË DOGANORE KAVADARCI
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NGRITJA E DY KALLËZIMEVE PENALE PËR MASHTRIM DOGANOR
 
 
 
Gjatë javës së kaluar, Drejtoria doganore e RM ka ngritur dy kallëzime penale kundër 2 personave juridik dhe 2 kundër personave fizik, nën dyshimin se kanë bërë vepra penale mashtrim doganor.
 
·         Një kallëzim penal është ngritur kundër personit juridik nga Shkupi, dhe peersonit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se gjatë vitit 2007, me paraqitjen e faturave të rejashme i është shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera doganore nëë shumë prej 691.648,00 denarë. Të akuzuarit, me gjashtë deklarata doganore, në vitin 2007 kanë doganuar prodhime konditore me prejardhje nga Republika e Turqisë. Për shkak dyshimit se me faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e vërtet e mallit, Drejtoria doganore faturat i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Turqisë, nga ku është marrë përgjigje se faturat origjinale dallohen nga faturat e paraqitura, gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 217.045.55 dollar amerikan.
 
·         Një kallëzim penal është ngritur personit juridik nga Shkupi dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se gjatë vitit 2007, me klasifikimin e gabuar të shenjave tarifore iu ka shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera doganore në shumë prej 550.003,00 denarë.  Të akuzuarit me një deklaratë doganore në vitin 2007 kanë doganuar kafe instant me prejardhje nga Singapuri, të paraqitur në shenjë tarifore me përqindje të doganës prej 20% dhe përqindjes së TVSH prej 5%. Pas kontrollit plotësues tek shoqeata tregtare në evidentimin kontabël, janë zbuluar sertifikate për llojin dhe përbërjen e mallit të importuar, në bazë të së cilës është vërtetuar shenja tarifore e drejtë, me përqindje doganore prej 50% dhe TVSH prej 18%.
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-05-31
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34355

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia