Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NË JAVËN E KALUAR ËSHTË KONFISKUAR MARIHUANË, DEVIZA, NAFTË DHE MATERIALE STOMATOLOGJIKE
 
 
 
Më 28.05.2010 në vendkalimin kufitar Dellçevë është paraqitur për hyrje në vend autobus me targa të Bullgarisë, i cili ka udhëtuar në linjë të rregullt Sofje- Manastir. Nëpunësit doganor e kanë selektuar autobusin për kontroll detal, ku në mes dy karigeve është zbuluar kuti duhani Rodeo, në të cilën është zbuluar cigare me materie të gjelbërt e mbështjellur me dore, për të cilën pas testimit është konstatuar se bëhet fjalë për mariuhanë. Gjatë kthimit të udhëtarëve në autobus është zbuluar edhe praonari i kutisë së zbuluar i cili ishte shtates i Maqedonisë nga Manastiri, tek i cili gjatë kontrollit personal është zbuluar letër për mbështjellën e cigareve. Sendet e zbuluara dhe personi iu janë dorëzuar MPB për veprim të mëtutjeshëm.
 
Përveç kësaj, në javën e kaluar, gjatë zbatimit të kontrolleve të regullta në vendkalimet kufitare dhe në njësitë e brendashme doganore, doganierët kanë ndalur shumë tentime për futjen e mallrave të padeklaruar.
 
Në vendkalimin kufitar Aeeroport
 
-          9.950 euro, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të dy shtetasve të Maqedonisë, të cilët janë paraqitur për dalje nga vendi. Tek njëri persona janë zbuluar 8.950 euro të padeklaruar, ndërsa tek personi tjetër 5.000 euro për të cilët nuk kanë pasur dokumnete për prejardhje nga i cili sipas Ligjit për punë me devizat nga 2000 euro u janë kthyer ndërsa pjesa tjetër është mbajtur përkohësisht.
-          13 autopjesë (kompresor për klimë, drita automjeti, set frena, dhe komplet kandela), të zbuluar gjatë kontrollit doganor të bagazhit të shtetasit të Maqedonisë i cili ka arritur me fluturim nga Lubjana.
 
Në vendkalimin kufitar Tabanovc – Autostradë
-          1.800 litra naftë, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Greqisë, i drejtuar nga shtetas i Greqisë, i paraqitur për tranzit përmes Republikës së Maqedonisë. Malli i padeklaruar i vendosur në 2 bombola plastike është fshehur në pjesën ngarkuese në mes mallit tjetër të deklaruar.
-          60 pjesë të ndryshme nga kontrolluesi drejtues për makinë për pako vakum MULTIVAC, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Serbisë i drejtuar nga shtetas i Serbisë, i paraqitur për hyrje në vend. Malli i padeklaruar është fshehur në hapësirat e bagazhit dhe nën kariget e përparme të automjetit.
-          11 leqe nga qelqi për syza dhe 11 leqe kontakti, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Serbisë, i drejtuar nga shtetas i Serbisë i paraqitur për hyrje në vend.
-          22 prodhime të ndryshme të përdorura ( makina për tharjen e rrobave, makina për larje, makina për pastrimin e tretoareve, kafemat, dhe karrige), të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të kamioniot me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë i cili është paraqitur për hyrje në vend.
 
Në vendkalimin kufitar Bllacë
-          865 materiale të ndryshme stomatologjike, barna dhe pajisje, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtruar nga shtetasi i Maqedonisë. Malli i padeklaruar është fshehur në një çantë dore, në vendin për dokumente, dhe nën karriget e automjetit.
-          62 prodhime të ndryshme ( veshje të brendshme, pantallona të shkurta, çanta për femra, sandale dhe kkëpucë), të zbuluar në bagazhin e shtetasit të Maqedonisë i cili ka qenë udhëtar në autobus me targa të Kosovës i cili ka qarkulluar në relacionin Prishtinë – Shkup.
 
Ekipet mobile
- 29 prodhime të ndryshme, përkohësisht kanë konfiskuar (mobilje, biçikleta, dhe TV), të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit doganor të mallit me prejardhje nga Zvicra, të paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Trubarevë nga një firmë importuese nga Shkupi.    
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-06-03
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34032

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia