|
Më 25 maj 2010 në Shkup ka filluar realizimi i modulit të dytë nga projekti “Negociata me UE: përmbajtje, teknika dhe aftësitë” e organizuar nga Qendra për përspektivë Evropiane e Sllovenisë në bashkëpunim me Drejtorinë doganore të RM. Qëllimi i këtij moduli i quajtur “Negociata me Bashkimin Evropian” është për të përmirësuar aftësitë dhe teknikat e negocimit të nëpunësve shtetëror menaxhues maqedonas, të cilët do të lujanë rolin kryesor në negociatat në mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evropiane në kapitullin e tatimeve.
Trajnimin e hapi z. Lulzim Xhemaili zavendës Drejtor i Drejtorisë Doganore dhe znj. Andreja Dolniçar Jeraj, Drejtoreshë e programit të Qendrës për përspektiva Evropiane nga Sllovenia.
Zavendës Drejtori i Doganës së RM z. Lulzim Xhemaili theksoi se Republika e Sllovenisë tradicionalisht mbështet dhe i kupton përpjekjet e Republikës së Maqedonisë në rugën drejt Bashkësisë Evropiane. Ai e falemenderoi QPE për mbështetjen në përpjekjen e RM për përgatitjen e nëpunësve të saj për negociata me Unionin Evropian, të cilën shpresojmë, në bazë të raportit për përmirësim të KE 2009, pasi statusit pesëvjeçar të vendit kandidat do të fillon së shpejti. Në këtë drejtim, trajnimi përmes punës me atë me përvojë më të madhe është më e mira që Drejtoria doganore mund t’ua mundëson të punësuarve të vetë.
Znj. Andreja Dolniçar Jeraj nga QPE shkurtimisht e prezantoi QPE si pjesë e ndihmës për zhvillim të dedikuar për vendet e Ballkanit perendimor në rugën drejt UE. Ajo theksoi se QPE çdoherë organizon trajnime praktike “tailor-made”. Znj. Dolniçar Jeraj theksoi se negociatat si të tilla në çdo pjesë të jetës janë të rëndësishme si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale. Por kur dikush është biseduar në emër të shtetit të vetë, popullit të vetë atëher negociatat janë më të rëndësishme. Këtë herë, do të thotë rëndësia dhe përgjegjësia është tek pjesëmarësit e trajnimeve të cilët do ta udhëheqin Republikën e Maqedonisë në Bashkësinë Evropiane – dhe paraqesin një ndër bisedimet më të rëndësishme. Në fund i prezantoi trajnuesit dhe i ftoi të gjithë pjesëmarësit aktivisht të marrin pjesë në trajnim.
Gjatë kohës së trajnimit pjesëmarësit patën mundësi të njihen me shumë karakteristika të dobishme, siç janë tekinat e të folurit publik dhe tekinat e negocimit. Trajnimin e mbylli Drejtori i Drejtorisë Doganore Vanço Kargov. Ai theksoi se trajnimi ishte shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për Drejtorinë Doganore dhe shprehu gatishmërinë e Drejtorisë Doganore për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën për perspektiva Evropiane dhe organizimit e trajnimit të ardhëshëm.
|