|
Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë ka filluar një mision ekspertësh nga fusha e legjislacionit doganor, me temë Njohja me Ligjin doganor të modernizuar, e cila është zhvilluar më 1 qershor 2010 e përkrahuar nga TAIEX (Ndihmë teknike dhe instrument për shkëmbimin e informatave) pranë Komisionit Evropian. Ligjeratat janë mbajtur nga ana e znj. Cristina Carvalho nga Portugalia.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që përfaqësuesve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë t’iu paraqiten përfitimet dhe lehtësimet e procedurave të parapara me modrenizimin e Ligjit doganor në krahasim me ligjin doganor ekzistues të Unionit Evropian. Gjatë punëtorisë u theksuan ndryshimet më të rëndësishme të përfshira në Ligjin doganor të modernizuar, me fokus të veçantë në risitë e shkëmbimit të informatave, doganim të centralizuar, kundërvajtjeve, ankesave dhe zbatimin e neneve specifike nga Ligji.
Në misioni një ditorë të ekspertëve kanë marrë pjesë nëpunës doganor nga shumë njësi organizative të Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë. |