|
Në javën e kaluar gjatë zbatimit të kontrolleve të rregullta në vendkalimet kufitare dhe në njësitë e brendshme doganore, nëpunësit doganor kanë ndalur disa tentime për futjen e mallrave të padeklaruar dhe falsifikuar.
Ekipet mobile të Drejtorisë Doganore kanë zbuluar dhe përkohësisht kanë konfiskuar:
- 473 shpend (papagall, pëllumba, dukat dhe zogj të pulës) të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë të kryer në drejtimin rrugor Tabanovc- Kumanovë. Automjeti është drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë i cili është shoqëruar nga një person tjetër shtetas i Maqedonisë. Shpendët sipas deklaratës së ngasësit të automjetit dhe bashkëudhëtarit janë marrë në Republikin e Serbisë të cilat ishin vendosur në bagazhin e automjetit dhe të mbuluar me pëlhurë tekstili dhe në kutia prej kartoni të vendosur nën kariget e përparme të automjetit.
- 1.283 litra birra Tuborg ( 162 paketa nga 24 shishe) të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa regjistrimi të Maqedonisë, të drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mall të dedikuar për importues nga Prilepi.
- 35 pako (shteka) cigare Karelia Slims pa marka kontrolli, të zbuluar gjatë kontrollit detal të autobusit me targa regjistrimi të Turqisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë i cili është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar ka qenë i fshehur në frigoriferin e autobusit.
- 64 pala xhins, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit personal të shtetasit të Maqedonisë, i cili si shofer i automobilit të pasagjerëve me targa të Bullgarisë është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar ka qenë i mbështjellur me lentë ngjitëse rreth trupit të ngasësit.
- 1 pompë uji, modeli WP30D/E, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit të zbrazët me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar ka qenë i fshehur në hapësirat për paleta të atomjetit.
- 6 aparate të përdorura për ushqim ( stufë me gaz, skarë me gaz, furë për pica, makinë elektrike për prerjen e prodhimeve të mishit dhe pastrues të ajrit), të zbuluar gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve- furgon me targa të përkohshme, të zbatuar në drejtimin rugor Tabanovc- Kumanovë, për të cilën ngasësi shtetas i Maqedonisë nuk ka pasur dokument për prejardhje ose të paguara detyrimet importuese.
- 3 pjesë për motor ( krye për motor, karburator dhe matës të shpejtësisë), të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit të zbrazët me targa të Kosovës i drejtuar nga shtetas i Kosovës i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendklaimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar ka qenë i fshehur nën kariget e automjetit.
Nëpunësit doganor nga vendkalimet kufitare dhe njësite e brendshme doganore kanë ndalur tentime për hyrje të mallrave të falsifikuar dhe të padeklaruar, ku:
Për shkak dyshimit bazë se bëhet fjalë për falsifikim të markave të mbrojtura tregtare përkohësisht janë konfiskuar:
- 1.920 kaseta për video kamera dhe 16 Mp3 player, me shenjë të markës tregtare Sony dhe 1.050 kostume meshkuj për larje me shenjë të markës tregtare Adidas, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa regjistrimi të Turqisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm të dedikuar për firmë importuese nga Kosova.
- 415 celularë me logo të markës tregtare Nokia, të cilat janë zbuluar në njësinë doganore Aeroport Shkup, gjatë kontrollit doganor të mallit të deklaruar për procedurë doganore nga ana e pronarit shtetas Turqisë. Pikërisht, personi i cili më 26.05.2010 ka aritur me fluturim nga Stambolli, e ka paraqitur mallin e cila ka qenë e plombuar nga ana e shërbimit doganor të Turqisë, me deklaratë se të njëjtën dëshiron ta kthen në Turqi. Malli ka qenë i vendosur nën mbikëqyrjen doganore, ndërsa udhëtarit iu është sqaruar se sipas Ligjit doganor edhe malli i paraqitur për tranzit përmes RM i nënshtrohet kontrollit doganor, ku ditën tjetër personi e ka lëshuar vendin pa e marrë mallin. Pas marrjes së informacionit se pronari i mallit e ka lëshuar vendin, nëpunësit doganor ka bërë kontrollin e mallit, kiu është konstatuar se bëhet fjalë për mall me prejardhje nga Kina, për të cilën ekziston dyshimi se shkel të drejta nga pronësia intelektuale.
- 2.810 bateri prej 1,4 dhe 1,5 volt me logo të markës tregtare Panasonic, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë të paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Turqia të dedikuar për importues nga Kosova.
- 460 maica me logo të markës tregtare Polo dhe Nike, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Republika e Turqisë të dedikuar për firmë importuese nga Kosova.
Nëpajtim me dipsozitat nga Ligji për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, Drejtoria doganore e RM do të fillon procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
Në njësinë doganore Strugë, përkohësisht janë konfiskuar 7.131 prodhime të ndryshme (çanta shkollore, çanta për femra, ambrella, kuleta, çorap, kapela, shalla dhe ngjyrë për këpucë) të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Maqedonisë i ngarkuar me këpucë me prejardhje nga Zvicra, të dedikuar për importues nga Shkupi. Automjeti ka qenë i paraqiturd për hyrje në vend në vendklaimin kufitar Qafthanë, ku është konstatuar se përreth mallit të padeklaruar në pjesën ngarkuese ka edhe mall të padeklaruar, ku është dërguar në kontroll detal në njësinë doganore Strugë.
Në vendkalimin kufitar Bllacë
- 362 prodhime të ndryshme (krem, balsam, kozmetik, pasqyra, sete pë thonjë dhe lecka), të zbuluar gjatë kontrollit doganor të torbave udhëtimit në pronësi të shtetasit të Maqedonisë, udhëtar në autobus me targa të Serbisë.
- 35 prodhime tekstili ( mbulesa, çarshaf, këllëf për jastëk dhe perde), të zbuluar gjatë kontrollit doganor të kamionit të zbrazët me targa të Serbisë i drejtuar nga shtetas i Serbisë.
- 7 vella, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automobilit të pasagjerëve me targa të Kosovës i drejtuar nga shtetas i Kosovës.
Në vendkalimin kufitar Aeroport Shkup përkohësisht janë konfiskuar 1 komplet targa të Zvicrës dhe leje qarkullimi, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të bagazhit personal të shtetasit të Maqedonisë i cili është paraqitur për dalje nga vendi. Personi ka bërë importimin e përkohëshëm të automobilit të pasagjerëve por në vend që përsëri ta nxjerrë nga territori i RM, ai me të është sillur sikur të ishte lëshuar në qarkullim të lirë, pa u zbatuar më parë formalitetet doganore. Automobili më vonë është zbuluar dhe është mbajtur përkohësisht.
|