Nëpunësit doganor nga njësiti mobil, gjatë javës së kaluar, kanë ndalur shumë tentime për futjen e mallrave të falsifikuar dhe të padeklaruar.
Për shkak dyshimit të arsyeshëm se paraqesin falsifikat të markave të mbrojtura tregtare, përkohësisht është konfiskuar malli në vijim:
- 2.820 parfume dhe deoderants me logo të markave tregtare Versace, Bulgari, Coco, Lacoste, Chanel, Paco Rabbane, Rexona si dhe 345 prodhime tekstili të gatshëm (tuta të poshtme dhe maica) me logo të markave tregtare Lacoste, Puma, Adidas, Tom Tailor, Calvin Klein, Diesel, dhe Hugo Boss, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit detal të automjetit me targa të Turqisë, i drejtuar nga shtetas i Turqisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Republika e Turqisë të dedikuar për importues nga Kosova.
- 640 karikues për celularë me logo të markës tregtare Nokia, Samsung, LG, Sony Ericson dhe Motorola, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Kina, të paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 2 nga një firmë importuese nga Shkupi.
Përveç kësaj, përkohësisht është konfiskuar edhe malli i padeklaruar në vijim:
- 500 recipeta për femra dhe 1 hekur me avull, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa regjistrimi të Maqedonisë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Kina, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli nga firma importuese nga Shkupi.
- 410 Puzzle dhe 100 maica të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë, i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Kina të paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 2 nga një firmë importuese nga Shkupi.
- 87 pjesë për sistemet e mbrojtjes nga zjarri (detektorë për tymë, ndezje të alarmit, sirena, panelin kontrolli dhe bateri) të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit detal të autobusit me targa të Kosovës i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë – Shkup – Prishtinë i drejtuar nga shtetas i Kossovës i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar është fshehur në hapësirat për allat të autobusit.
Nëpunësit doganor nga vendkalimi kufitar Dellçevë përkohësisht kanë konfiskuar 960 gramë pesticide (16 pako nga 60 gram) të llojit “LONRICE”, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Bullgarisë i drejtuar nga shtetasi i Bullgarisë. Malli i padeklaruar është fshehur në sirtaret për dokumente, te dera e ngasësit dhe në hapësirat e bagazhit të automjetit.
|