Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NDRYSHIMI I KOHËS SË PUNËS NË NJËSINË DOGANORE KAVADARCI
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
FTESË E HAPUR PËR Z. ILMI SELAMI KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËROR PËR ANTIKORRUPSION
 
 
Me rast të deklaratës së z. Ilmi Selamit Kryetar i komisionit shtetëror për Antikorrupsion, se korrupsioni është i pranishëm në gjyqësor, doganë dhe në administratë publike, si dhe e njëjta është në shqetësim për shkak rritjes, të dhënë në Konferencën e tretë mbi vlerësimin e aritjeve të programit shtetëror për parandalimin dhe represionin e korrupsionit, Drejtoria doganore  është jashtëzakonisht e revoltuar, njëkohësisht edhe e shqetësuar nga deklarata e paargumentuar në lidhje me fuksionimin e doganës,  e fton z. Selamin që publikisht ti prezanton parametrat e vlerësuar dhe rezultatet e mara nga analizat në të cilin bazohet vlerësimi i deklaruar.
 
Vlerësimi i dhënë është i pasaktë, arbitrare dhe me kuturi, ndërsa me atë që është prezantuar publikisht cënon autoritetin e Drejtorisë Doganore dhe të të gjithve punonjësve të doganës, dhe i devalvon aktivitetet për krijimin e sistemit dhe veprimeve konkrete gjatë katër viteve të fundit në fushën e luftimit të korrupsionit. Me këtë deklaratë është bërë tentim për mosvlerësimin e të gjitha përpjekjeve dhe rezultatave të aritura nga ana e Drejtorisë Doganore, si dhe të ndihmës së përgjithshme dhe përkrahjes së dhënë vazhdimisht nga ana e Ministrisë për Financa dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në luftën kundër këtij fenomeni tejet të rëndësishëm.  
 
Gjithashtu, pavarësisht të të gjitha vlerësimeve pozitive dhe çmimeve për progresin e aritur në doganë të dhënë nga shumë instutucione të rëndësishme ndërkombëtare, deklarata e tillë e paargumentuar nga njeriu i parë i Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion është shqetësuese dhe tejet joserioze.
 
Me një qëllim të vetëm të drejtë, objektiv dhe informim të opinionit, Drejtoria doganore e fton z. Selamin para opinionit Maqedon dhe ndërkombëtar ti prezanton të gjitha provat relevante, argumentet dhe faktet në të cilin bazohet vlerësimi i dhënë, si dhe të shpjegon shembuj konkret për korrupsionin në doganë, në bazë të së cilës publikisht i ftojmë organet kompetente në Republikën e Maqedonisë që ti ndërmarin të gjitha masat e nevojshme ligjore.
 
Në qoftë se brenda një kohe të arsyeshme z. Selami nuk e shpjegon qëndrimin e prezantuar publikisht, Drejtoria doganore do të përdor të gjitha mekanizmat dhe mjetet ligjore të cilat janë në disponim për mbrojtjen e nderit dhe autoritetit të vetë.
 
Njëkohësisht, Drejtoria Doganore publikisht e fton Kryetarin Selami, në prani të përfaqësuesve nga bashkësia ndërkombëtare dhe e biznesit, Kuvendit të RM dhe Qeverisë së RM, si dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, në debatë të përbashkët publik në të cilën detalisht do të bisedohet për gjendjen e korrupsionit në Drejtorinë doganore si dhe për punën gjithpërfshirëse dhe rezultatet e aritura në katër vitet e fundit.  
Mbrapa 

I krijuar nga Admin3 ne 2010-06-21
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34351

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia