|
Më 24 dhe 26 qershor delegacion i Drejtorisë Doganore të udhëhequr nga Drejtori Vanço Kargov, marin pjesë në kuvendin vjetor të Organizatës Botërore Doganore (OBD), organizatë e cila i bashkon të gjithë botën Doganore. Në kuvend shqyrtohet dhe miratohet raporti vjetor për punën e OBD.
Në kuadër të Kuvendit, sot më 25.06.2010 është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në mes OBD, Drejtorisë doganore të Mauriciusit dhe Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë, sipas të cilës dogana e Maqedonisë do të siguron ndihmë profesionale për krijimin dhe zhvillimin e sistemit nacional njësportel në Republikën Mauricius. Kjo paraqet afirmim i të ariturave të mëdha të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në punën doganore dhe lehtësimit të tregtisë. Memorandumin e nënshkroi Sekretari Gjeneral i OBD Kunio Mikurija dhe Drejtorët e Drejtorive Doganore të të dy vendeve.
Gjatë ditës së nesërme do të nënshkruhet Marrëveshje në mes Komitetit Shtetëror doganor të Azerbajxhanit dhe Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim në fushën për trajnimin profesional të nëpunësve doganor.
Me marrëveshjen parashihet ngritjen e bashkëpunimit së qendrës trajnuese rajonale të OBD në Shkup dhe Baku dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes dy shërbimeve doganore. |