Gjatë kontrollit të rregullt në vendkalimet kufitare dhe në njësite e brendshme doganore, në javën e kaluar nëpunësit doganor kanë ndalur shumë tentime për hyrje të mallit të padeklaruar dhe mallit për të cilin ekziston dyshimi se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale.
Përkohësisht është konfiskuar malli i padeklaruar në vijim:
Në vendkalimin kufitar Tabanovc- Autostradë
- 595 tiplla, 289 turrjela dhe 22 gur mprehës, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli është fshehur në krevat dhe në torbat e udhëtimit të vendosur në kabinën e kamionit.
- 679 pjesë rezerve për makina shpuese (furçë, semerinze, kolektor dhe kushinetë), të zbuluar gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë, të drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli është fshehur në kuti prej kartoni në bagazhin e automobilit.
- 1 motor të prodhuar në Kinë, dhe i çmontuar në shumë pjesë, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automobilit të pasagjerëve me targa të përkohshme i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli është fshehur në bagazhin dhe prapa karigeve të përparme të automjetit.
- 1LCD TV Samsung Full HD, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automobilit të pasagjerëve me targa të Zvicrës i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë.
- 28 pjesë rezerve të përdorura për automobila (alternatora, dhe pompa frenimi), të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automobilit të pasagjerëve me targa të Sllovenisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli është fshehur në hapësirat e bagazhit tek goma rezerve dhe nën karriget e pasme të automjetit.
- 1 motor të përdorur për automobil të pasagjerëve NISAN TURBO 2000, të zbuluar gjatë kontrollit doganor me targa të përkohshme i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli është zbuluar në hapësirat e bagazhit të automobilit.
- 2 pompa gazi të reparuar, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automobilit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë.
Ekipet mobile
- 60 pako (shteka) Merilyn, të zbuluar nga ana e ekipit mobil gjatë kontrollit të autobusit me targa të Turqisë, i drejtuar nga shtetas i Turqisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli është fshehur në sandëkun e majtë të autobusit, në hapësirën të dedikuar për akumulator dhe filtër për ajër.
- 120 lodra plastike – trumbeta, të zbuluar nga ana e ekipit mobil gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli për të cilin ngasësi nuk ka pasur dokumente për prejardhje ose pagesën e detyrimeve importuese, është fshehur në hpësirat e bagazhit dhe nën karriget e përparme të automobilit.
Në njësinë doganore Dellçevë
- 116 kg vaj makine WHITEX dhe KEBAN SAE 140, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të mallit me prejardhje nga Republika e Turqisë, të deklaruar për doganim importues nga firma importuese nga Dellçeva.
Në vendkalimin kufitar Mexhitli
- 7 pako ( shteka) cigare Karelia Blue, Karelia Slims dhe Assos, të zbuluar gjatë kontrollit detal të automobilit të pasagjerëve me targa të Greqisë i drejtuar nga shtetas i Greqisë, i paraqitur për hyrje në vend. Malli është fshehur nën karigen e bashkëudhëtarit dhe në çanta të vendosur në kariget e pasme të automobilit.
Në njësinë doganore Aeroport Shkup
- 20 flesh memori kartela prej 8 GB, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të mallit të deklaruar për doganim importues nga importues prej Shkupi.
Përveç kësaj, për shkak ekzistimit të dyshimit se paraqet falsifikat të markave të mbrrojtura tregtare, ekipet mobile përkohësisht kanë konfiskuar gjithsejtë 1.026 prodhime të ndryshme dhe 510 palë këpucë nga të cilët:
- 535 çanta Louis Vuitton dhe 215 tuta të poshtme Adidas, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të një vagon treni i deklaruar për procedurë tranziti në njësinë doganore Trubarevë. Vagoni ka qenë i ngarkuar me mall me prejardhje nga Kina të dedikuar për importues nga Kosova.
- 491 prodhime tekstili (maica, veshje të mbrendshme dhe xhins) me logo Armani, Disel, Dolce&Gabbana dhe G-star, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë i drejtuar nga shtetasi Turk, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mall të ndryshëm me prejardhje nga Turqia, të dedikuar për një firmë importuese nga Kosova.
- 370 palë këpucë për meshkuj Camel, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Kamioni ka qenë i ngarkuar me këpucë me prejardhje nga Turqia, të dedikuar për një firmë importuese nga Kosova.
- 140 palë atlete me logo Converse dhe Adidas, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa regjistrimi të Maqedonisë i cili është paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 2. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mall me prejardhje nga Kina, të dedikuar për importues nga Shkupi.
Në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë do të fillon procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
|