Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NGRITJA E KALLËZIMEVE PENALE NGA DREJTORIA DOGANORE NË QERSHOR 2010
 
 
 
Duke vepruar sipas paregullisve të kostatuara, Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë në qershor 2010 te Prokuroritë publike kompetente ka 2 ngritur kallëzime penale kundër 2 personave juridik dhe 3 kundër personave fizik.
 
Kallëzimet penale janë ngritur për shkak ekzistimit të dyshimit bazë për bërjen e veprës penale “Mashtrim doganor”.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personit juridik nga Gostivari dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Gostivari, për arsye se gjatë vitit 2008 ka paraqitur fatura të rejshme me klasifikim të gabuar të shenjave tarifore dhe mosparaqitjen e shpenzimeve për dizajn dhe sigurim, i është shmangur pagesës së doganës dhe detyrimeve tjera doganore në shumë prej 6.789.762,00 denarë. Pikërisht, të akuzuarit me pesëdhjetë e katër deklarata doganore gjatë vitit 2008 kanë doganuar lëndë të papërpunuara për prodhimin e lëngjeve me prejardhje nga Mbretëria e Holandës. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është deklaruar vlera e vërtetë e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll te shërbimi doganor i Holandës, nga ku ne ishim të informuar se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitura gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 202.765,44 dollar amerikan dhe njëkohësisht na dorëzuan edhe sertifikat për përbërjen e mallit në bazë të së cilës është caktuar shenja e drejtë tarifore për mallrat, për të cilat është paraparë përqindje doganore më të madhe, TVSH, dhe të dhëna të veçanta – prelevman. Njëkohësisht gjatë kontrollit të kryer në regjistrimin kontabël tek personi juridik janë zbuluar fatura të cilat kanë të bëjnë me shpenzimet për dizajn dhe sigurim, të cilat shtohen në bazën doganore për llogaritjen e detyrimeve importuese, dhe nuk janë deklaruar gjatë zbatimit të procedurës të doganimit importues me gjithsejtë 27 deklarata doganore.  
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personit juridik nga Shkupi dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se gjatë vitit 2009 ka paraqitur fatura të rrejshme, të akuzuarit i janë shmangur pagesës së doganës dhe detyrimeve tjera doganore në shumë prej 1.297.224,00 denarë. Pikërisht, të akuzuarit me tre deklarata doganore gjatë vitit 2009 kanë doganuar çamçakëzë, bonbona, neskafe dhe bonbona prej çokolate me prejardhje nga Turqia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është deklaruar vlera e vërtetë e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll te shërbimi doganor i Turqisë, nga ku ne ishim të informuar se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitura gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 136.108,00 dollar Amerikan.
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-07-05
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 3
Gjithsej vizitore: 34032

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia