Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NË BLLACË ËSHTË KONFISKUAR RRETH 1 KG HEROIN
 
 
Ju njoftojmë se të shtunën (03.07.2010), doganierët nga vendkalimi kufitar Bllacë parandaluan një përpjekje për të importuar drogë heroinë në peshë prej afër 1kg.
 
Pikërisht, rreth orës 16.30, për hyrje në Republikën e Maqedonisë është paraqitur autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë në pronësi të një kompanie nga Struga, i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë – Bllacë – Shkup – Strugë. Autobusi është drejtuar nga personi me iniciale I.E nga Shkupi.
 
Gjatë kontrollit të autobusit në mes karrigeve me numër 39 dhe 40, doganierët kanë zbuluar 2 pako me materie pluhur të panjohur me peshë prej 1.015 gramë.   
 
Materia pluhur e panjohur si dhe të dyshuarit janë marrë nga inspektorët doganor nga reparti i hetimit. Pas testimit fillestar, kur u konstatua se bëhet fjalë për heroinë, materia pluhur e panjohur është dorëzuar për ekspertizë në MPB – Reparti për teknikë kriminalistike, nga ku konfirmuan dyshimet fillestare dhe është konstatuar se heronini është me peshë prej 980 gramë.
 
Me personat e dyshuar është kryer një bisedë zyrtare dhe pas konstatimit të gjendjes faktike dhe grumbullimit të provave materiale, te Prokuroria Publike në Shkup është ngritur kallëzim penal kundër një shtetasi të Maqedonisë dhe një shtetasi të Kosovës, për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë bërë vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.  
Mbrapa 

I krijuar nga Admin3 ne 2010-07-05
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34032

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia