Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NDRYSHIMI I KOHËS SË PUNËS NË NJËSINË DOGANORE KAVADARCI
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NË DEVE BAIR ËSHTË NDALUR PËRPJEKJE PËR KONTRABANDË TË RRETH 6KG STOLI ARGJENDI
 
 
 
Doganierët nga njësiti mobil më 04.07.2010 në vendkalimin kufitar Deve Bair kanë ndalur tentim për kontrabandë të 1294 stoli argjendi të selitur me gurzi sintetik, margaritar dhe markizita me prejardhje nga Tajlanda nga të cilat:
.
-          462 sinxhir,
-          258 unaza,
-          244 palë vathë,
-          18 byrlyzyk,
-          21 tokëza,
-          5 kopëza dekorative për këmisha,
-          4 ora argjendi;
 
Vlera e parashikuar e tregut për mallin arrin 12.500 euro gjegjësisht 771.500 denarë.
 
Më konkretisht,
Dje (04.07.2010) rreth orës 03:00, për kontroll doganor në hyrje për në Maqedoni është paraqitur autobus me targa të Turqisë i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt Stamboll- Strugë. Autobusi është drejtuar nga dy ngasës, njëri shtetas i Serbisë ndërsa tjetri shtetas i Turqisë të shoqëruar nga shtetas i Maqedonisë në cilësi të shërbyesit.
 
Pas skanimit dhe analizimit të fotos, në pjesën e pasme të autobusit në anën e djathtë më saktësisht nën karigen e fundit nga ana e djathtë është konstatuar se ekziston një bunker i cili përfshinë të dy karriget e fundit. Gjatë kontrollit detal është zbuluar malli i lartë përmendur të paketuar në 12 qese najlloni të mbështjellur me indigo dhe trakë ngjitëse.
 
Në procedurën parahetuese, inspektorët e Drejtorisë Doganore konstatuan se pas një marrëveshje të më parë me një person të tretë nga Turqia, shtetasi i Maqedonisë shyrbyesi në autobus është dashur ti dërgon stolitë në Strugë, i cili do të paguhet nga 50 euro në kg, përkatësisht 300 euro për tërë mallin. Personi nga Maqedonia bashk me shokun e tij nga Stambolli, në mungesë dhe pa dijenin e ngasësve, në vendet e pasme të autobusit kanë bërë një hapësirë për ti fshehur mallrat, ku ata i kanë vendosur të gjitha dymbëdhjetë pakot.
 
Stolia e argjendit dhe autobusi Mercedes Benz përkohësisht janë mbajtur ndërsa kundër shtetasit të Maqedonisë është ngritur kallëzim penal “Kontrabandë”  
    
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-07-05
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34355

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia