Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NDRYSHIMI I KOHËS SË PUNËS NË NJËSINË DOGANORE KAVADARCI
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
SEKUESTRIMI I MALLRAVE TË FALSIFIKUAR DHE TË PADEKLARUAR
 
 
ë javën e kaluar, gjatë zbatimit të kontrolleve të rregullta doganore në vendkalimet kufitare dhe në njësitë e brendshme doganore, nëpunësit doganor kanë ndalur shumë tentime për futjen e mallrave të falsifikuar dhe të padeklaruar.
 
Për shkak ekzistimit të dyshimit se paraqesin falsifikat të markave të mbrojtura tregtare, përkohësisht është konfiskuar malli në vijim:
-          1.168 prodhime të ndryshme (goma për këpucë, maica, xhins, tuta, ripa dhe këmisha), me logo të markave tregtare Levi’s, D&G, Armani, Adidas, Diesel, Polo, Lacoste, Versace, Giorgio Armani, Gucci dhe Tommy Hilfiger, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të kamionit me targa të Turqisë i drejtuar nga shtetas i Turqisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendklaimin kufitar Bogorodicë. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mall të ndryshëm të dedikuar për importues nga Kosova.
-          950 këmisha për meshkuj BOSS të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Bullgarisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mall me prejardhje nga Republika e Bullgarisë të dedikuar për importues nga Kosova.
-          156 prodhime tekstili (xhins dhe maica) Disel dhe Dolce&Gabbana të cilat janë zbuluar nga ana e ekipeve mobile gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë, i drejtuar nga shtetas i Turqisë, të deklaruar për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bllacë. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mall të ndryshëm me prejardhje nga Republika e Turqisë të dedikuar për importues nga Kosova.
 
Në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale, Drejtoria doganore e RM do të fillon procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
 
Përveç kësaj përkohësisht është konfiskuar edhe malli i padeklaruar në vijim:
 
-          720 prodhime të ndryshme (funde, bluza për femra, pantallona dhe fustane, thonjë artificial, prezervativ etj) të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar është fshehur në brendësi dhe në bagazhin e automjetit.
-          301 palë këpucë të përdorura, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të mallit me prejardhje nga Republika e Greqisë, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Shkup 3 nga firmë importuese nga Shkupi.
-          1 skuter “Piaggo Sfera” të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Skuteri i padeklaruar është fshehur në vendin për pushim në kabinën e automjetit.
 
Ekipet mobile doganore kanë zbuluar dhe përkohësisht kanë mbajtur mallin në vijim:
-          260 kushineta të llojit HF 6200 zz, të zbuluar gjatë kontrollit detal të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar është fshehur në vendin e bërë fabrikisht në pjesën e bagazhit, si edhe në shumë vende të automjetit.
-          1 furgon me targa të Shqipërisë për të cilin pas kontrollit të kryer në drejtimin rrugor Ohër – Resnjë është konstatuar se i njëjti kohë më të gjatë është përdorur për transport të brendshëm.
  
  
Mbrapa 

I krijuar nga Admin3 ne 2010-07-08
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34358

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia