Roli ynë

roli ynë

Drejtoria e doganave kompetencat e saja i zbaton në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa selia është në Shkup.

Drejtoria e doganave punët e fushëveprimit të saj i kryen përmes Drejtorisë Qendrore, e cila koordinon dhe udhëheq me kompetencat doganore në mbarë vendin, ndërsa Degët doganore, që koordinojnë edhe udhëheqin me një rajon përkatës përmes njësive të saja organizative – zyrat doganore zbatojnë procedura doganore në qarkullimin e udhëtarëve dhe të mallrave, si dhe masa të mbikëqyrjes doganore, zhdoganimit të mallrave, pengimit të importit ilegal, procedurave doganore administrative dhe kundërvajtëse, shitjes së mallit doganor dhe pagesës së detyruar rreth detyrimeve doganore.

Drejtoria e doganave punët dhe kompetencat e saja i kryen mbështetur në Ligjin për Drejtorinë e doganave, Ligjin doganor, Ligjin për tarifë doganore, Ligjin për akcizat, Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe ligje me të cilat rregullohet importi, eksporti dhe transiti i mallit, si dhe për zbatimin e veprimeve tjera që janë rregulluar me ligje tjera. Drejtoria e doganave siguron një zbatim të uniform në fushën e saj të veprimeve.

Kompetencat themelore të Drejtorisë së doganave janë mbikëqyrja doganore, kontrolli doganor, zhdoganimi i mallit, masa hetuese dhe të inteligjencës me qëllim të pengimit, zbulimit dhe hetimit të kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale, inicimit të procedurës për kundërvajtje doganore dhe kundërvajtje tjera, si dhe vepra penale të përcaktuara me ligj, pagesë të dënimeve mandate, përllogaritje dhe pagim ose kthim të detyrimeve të importit dhe eksportit dhe kryerje të kompetencave tjera të parapara me këtë ose me ndonjë ligj tjetër.

Drejtoria e Doganave është kompetente për administrimin e akcizave në mbarë territorin e vendit. Drejtoria e doganave është kompetente edhe për zbatimin e kontrolleve të poseduesve të patentave të akcizës dhe miratimeve të akcizës, si dhe pjesëmarrësve në operacionet tregtare që përfshijnë qarkullim me mallra të akcizës.

Vizioni

Drejtoria e Doganave të jetë udhëheqëse në rajon – bashkëkohore, cilësore dhe efikase, që funksionon sipas pritshmërive të komunitetit të biznesit dhe qytetarëve, një institucion i suksesshëm në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe tregtisë së paligjshme, me rezultate të qarta dhe dukshëm të matura.

Misioni

Me intensifikim dhe vendosshmëri në zbatimin e ligjit, realizuar nga doganierë të trajnuar profesionalisht, të përmirësojmë mbledhjen e të ardhurave dhe të mbrojmë kufijtë tanë përmes një lufte pa kompromis kundër tregtisë së paligjshme dhe korrupsionit, duke lehtësuar tregtinë dhe lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve në përputhje me praktikat më të mira sipas standardeve të BE-së dhe OBD-së, me theks të veçantë vendosjen e procedurave të dixhitalizuara, modernizimin dhe uljen e ngarkesës  administrative.

Scroll to top

.